Flash News

KRYESORE

100 vëzhgues për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë nga BE

100 vëzhgues për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë

Është miratuar me unanimitet memorandumi i bashkëpunimit mes  KQZ dhe Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Kryesuesja e KQZ-së ka thënë, se edhe në këto zgjedhje sikur edhe në ato të vitit 2014 do të ketë një mision vëzhgues të Bashkimit Evropian.

“Sot nga zonja Apostolova mora konfirmimin se nga BE-ja do të jenë 100 vëzhgues. Sipas të gjitha gjasave të shtunën do të zbarkojnë, por sigurisht se duhet të miratohet memorandumi i Bashkëpunimit me BE-në në mënyrë që ky mision vëzhgues të filloj vëzhgimin e tërë procesit”, ka thënë ajo. 

Të fundit