Flash News

KRYESORE

‘100 vjet Tirana- 100 stacione në gjendje të mjerueshme e pa vendqëndrim’, PD: Qytetarët e Tiranës trajtohen si të dorës së dytë nga Veliaj

‘100 vjet Tirana- 100 stacione në gjendje të mjerueshme e pa

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka ngritur problemin e mungesës së vend stacioneve të autobusëve në Tiranë. Zhupa ka postuar në Facebook pamje nga 100 pika stacionesh autobusi në kryeqytet, në të cilat mungojnë vendqëndrimet për qytetarët.

Ajo kujton se këtë vit që Tirana mbush 100 vjet, 100 stacione janë në gjendje të mjerueshme. Sipas Zhupës qytetarët e Tiranës trajtohen pa respekt nga kryebashkiaku Veliaj, të cilin e akuzon se gjithçka e bën për propagandë.

“100 vjet Tirana- 100 stacione në gjëndje të mjerueshme, pa vendqëndrim, qytetarët e Tiranës trajtohen pa dinjitet nga Veliaj!

Në një vëzhgim të kryer në rrugët e Tiranës, konstatohet mungesa e vendqëndrimeve për qytetarët në stacionet e autobusit. Ndërkohë që në kryeqytetet e tjera nuk bëhet fare diskutimi i vendqëndrimit por si ta transformojmë atë në art, dhe në vend për të lexuar etj!

Qytetarët e Tiranës trajtohen si të dorës së dytë, paguajnë taksa për një super buxhet dhe mbrapsht nuk marrin shërbime. Kujtojmë që shërbimi urban nga konstatimet e kryera rezulton i degraduar dhe më shumë problematika të faktuara kryesisht si: çmimi i rritur i biletës, mungesa e vendqëndrimeve në stacion, mungesa e korsive të dedikuara, vonesat në pritjen e autobuzit, kushtet e brendshme te autobuzave, mungesa e biletave, mungesat e aboneve, etj etj.

Kjo është Tirana e degraduar për qytetarët, edhe fushë ndërtimi për oligarket. Veliajt nuk i interesojnë qytetarët e Tiranës!”, shkruan Zhupa.

Të fundit