Flash News

KRYESORE

107 viktima nga koronavirusi në Itali, mbyllen shkollat deri më 15 mars

107 viktima nga koronavirusi në Itali, mbyllen shkollat deri më 15

Ka shkuar në 107 numri i viktimave nga koronavirus në Itali. 3.089 janë të infektuarit gjithsej, dhe në krahasim me dje numri është shtuar me 587 të infektuar të rinj.

Aktualisht ka 2.706 subjekte pozitive. Letaliteti (përqindja e vdekjeve nga numri i përgjithshëm i infektuar) është 3.4%.

Rajonet e përfshira janë 19: i vetmi që nuk ka raste është Lugina e Aosta. Këtu harta e azhurnuar me të dhënat e fundit.

Ndërkohë që kujtojmë se Italia ka mbyllur shkollat dhe universitetet deri më 15 mars.

BURIMI: Corriere della Sera

Të fundit