Flash News

KRYESORE

109-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, Meta:  Porositë e Saj le të na shërbejnë si burim frymëzimi

109-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, Meta:

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 109-vjetorin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza.

Sipas Metës, porositë e Shën Terezës le t’i shërbejnë shqiptarëve si burim frymëzimi, solidaritet e përkrahje sociale.

“Në 109-vjetorin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza, simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor dhe shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë e përkujdesjes të çdo nëne shqiptare, ne përkujtojmë me nderim e respekt trashëgiminë e vyer të veprës së Saj humane e hyjnore të paharruar.

Urtësia dhe porositë e Shën Terezës le të na shërbejnë si burim frymëzimi, që të gjithë së bashku, me shumë dashuri e përkushtim të bëjmë gjithçka duhet për këdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet e përkrahje sociale, për prosperitetin e begatinë e Shqipërisë dhe të kombit tonë”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Nëna Terezë ndërroi jetë më 5 shtator 1997.  Nga Kisha e Shenjtë në Vatikan u shpall Shën Tereza.

Të fundit