Flash News

KRYESORE

11 foshnja humbin jetën në një ditë, jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë në Tunizi

11 foshnja humbin jetën në një ditë, jep dorëheqjen

Brenda 24 orësh, në një spital lindjesh në Tunizi, 11 foshnja të sapolindura kanë humbur jetën. Pas ngjarjes së rëndë, ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqjen. Foshnjat vdiqën në spitalin e lindjes në Ramba, ku dyshohet se shkaku ishte ‘ndotja’ e gjakut nga një produkt ushqimor.

Ministri i Shëndetësisë Tunisiane,  Abdel Raouf el-Sherif dha dorëheqjen të shtunën pas vdekjes misterioze të njëmbëdhjetë foshnjave.  Prokuroria nisi menjëherë hetimin  për të sqaruar rrethanat e vdekjeve.

“Janë marrë masa parandaluese dhe të kujdesit për të shmangur më shumë viktima dhe për të siguruar shëndetin për të sapolindurit e tjerë  në repartin obstetrik,” u shpreh  ministri në një deklaratë per shtyp.

Të fundit