Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
11 miliardë lekë për ujësjellësat në 21 bashki, por asnjëra me 24 orë ujë
Premtimi për furnizim me 24 orë ujë të pijshëm, përsëritet rregullisht në fushata dhe takime të të zgjedhurve, kandidatëve dhe ministrave edhe sot e kësaj dite. “Faktoje” krahasoi të dhënat zyrtarë të bashkive, që iu pergjigjen kërkesës për informacion me situatën në terren në disa zona dhe konstatoi se oraret e furnizimit me ujë në realitet janë më pak sesa raportojnë institucionet. Me 24 orë ujë rezultojnë 5 bashki, por jo përgjatë gjithë vitit ndërsa bashkia e Kamzës tërheq vëmendjen për furnizim vetëm me 4 orë ujë ndërkohë që vetëm në 2016-n janë investuar 1.4 miliardë lekë
Në kuadër të Javës Kombëtare të Ujit në Shqipëri, në 8 nëntor 2019, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte në shkollën “E Kuqe” në Tiranë, ku bisedoi me nxënësit rreth vlerave të ujit.
“Ne sot jemi duke investuar shumë në këtë pjesë që t’i ofrojmë të gjithë banorëve të Shqipërisë, kudo që ata jetojnë, si në zonat rurale ashtu dhe në qytete, sepse nganjëherë edhe qytetet i kanë linjat e amortizuara dhe të vjetra, ujë të pijshëm 24 orë pasi, siç ju e dini uji i pijshëm është një e drejtë e çdo qytetari””- tha ministrja Balluku.
Nisur nga kjo deklaratë “Faktoje” kërkoi nga 61 bashki të vendit informacion mbi investimet e fundit në rrjetin e furnizimit me ujë dhe sa orë ujë në ditë kanë qytetarët e secilës bashki. “Faktojes” i kthyen përgjigje 25 prej tyre, 33 të tjera refuzuan të japin informacion siç i detyron ligj për të drejtën e informimit, ndërsa bashkitë Fier, Gjirokastër, Gramsh dhe Fushë Arrëz nuk kishin asnjë kontakt zyrtar në platformën “Pyet shtetin”
Nga informacioni zyrtar që morëm nga 25 Bashkitë për orarin e furnizimit me ujë, rezultoi se vetëm pesë prej tyre furnizohen me 24 orë pa ndërprerje.
Por sa është vlera e investimeve për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në këto bashki?
Sipas informacioneve zyrtare rezulton se në 10 vitet e fundit janë investuar saktësisht 11. 613,878,259 për të përmirësuar rrjetin e ujësjellësit në 20 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën.
Vlera e investimeve në 25 bashki të vendit
Vitet në të cilat është investuar në secilën bashki
Por si qëndron raporti i investimeve me oraret e furnizimit?
Në rastin e Pogradecit dhe Lezhës furnizimi me ujë të pijshëm, sipas përgjigjes zyrtare të bashkive respektive bëhet 24 orë pa ndërprerje, por e kundërta ndodh me Bashkinë e Kamzës e cila furnizohet me vetëm 4 orë ujë në ditë edhe pse vlera e investimit të kryer nga KFW është më shumë se 1,448,046,489 miliardë lek për vitin 2016.
“Faktoje” shkoi në terren për të verifikuar nëse oraret e furnizimit me ujë sipas bashkive përkojnë me atë çfarë marrin qytetarët dhe konstatuam se të dhënat zyrrtare nuk përputhen me ato që deklarojnë banorët e zonave përkatëse.
Ne shkuam në Shkodër ku qytetarë të ndryshëm thanë se furnizimi me ujë nuk ndodh gjithmonë 24 orë pasi gjatë verës ka mungesë duke shkurtuar orarin me tre ose katër orë.
M.K 45 vjeçe u shpreh “Gjatë verës kemi më shumë problem, kemi ujë gjatë paradites por ndërpritet pasdite, atëherë kur kthehemi nga puna dhe uji na nevojitet më shumë.”
Një tjetër qytetare që jeton në apartament, na tregoi:
“Në verë bëhet e padurueshme mungesa, unë jam në pallat dhe detyrohem ta blej ujin por fqinjët e mi që jetojnë në shtëpi përdhese kanë shpuar puse , nuk ka zgjidhje tjetër”
Ne shkuam edhe në Pogradec, ku edhe aty mungesa edhe pse jo e theksuar ndihej gjatë verës. R.T 52 vjeç thotë për Faktoje “Vetëm në verë kemi mungesë me 2 orë por jo më shumë”
Në qytetin e Vlorës gjithashtu shumë qytetarë u shprehën se orari i furnizimit me ujë nuk është 13 orë siç deklaron bashkia dhe sezoni i verës, kur është edhe piku i turizmit ka kufizime të theksuara të ujit.
S.K shtëpiake 46 vjeçe u shpreh se gjatë verës ndodh që uji të vijë vetëm 2 ose 3 orë në ditë. “ Nuk është e vërtetë që uji vjen 13 orë në ditë , as në dimër nuk kemi aq ujë, të paktën në lagjen “Lirimi” ku jetoj unë. Në verë pastaj bëhet më keq, uji vjen vetëm 2 ose 3 orë në ditë”
Për bashkinë e Tiranës, më e madhja në vend, vetëm për vitin 2019-2020 janë investuar mbi 532 milionë lekë të reja për përmisimin e rrjetit, megjithatë bazuar në të dhënat e UKT, kryeqyteti furnizohet me 13 orë ujë në ditë.
D.T 26 vjeç thotë për “Faktoje”:
“Në zonën e rrugës së Ebasanit aktualisht kemi vetëm 4.5 orë ujë në ditë, uji mungon në oraret më të nevojshme zakonisht në mëngjes dhe nga pasditja kur ikim ose kthehemi nga puna”
Ka bashki në të cilat nuk është investuar për rrjetin e ujësjellësit vitet e fundit si Hasi, Klosi dhe Shijaku. Këto 3 bashki në përgjigjet e tyre shkruajnë se nuk ka investime të bëra së fundmi gjë që reflektohet edhe në oraret e furnizimit me ujë.

Po ashtu edhe bashkia Has nuk kishte asnjë investim vitet e fundit

Bashkia Delvinë tha për “Faktoje” se kanë pasur investime, por nuk tregon sesa është vlera e tyre.


Disa orë përpara publikimit të këtij artikulli “Faktoje” bëri një anketim në faqen zyrtare të Facebook ku informoi lexuesit për vlerën totale të investimeve në 25 bashkitë që janë përgjigjur. Lexuesit u pyetën nëse furnizohen apo jo me ujë 24 orë. 82% u përgjigjën jo ndërsa 18% furnizoheshin rregullisht.

Nga verifikimi në terren që “Faktoje” bëri në disa bashki, duke marrë parasysh investimet e viteve të fundit për ujësjellësat dhe të dhënat zyrtare të bashkive, vendosëm që deklaratën e ministres Balluku ta kategorizojmë si Gjysmë të Vërtetë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38