Flash News

KRYESORE

11 patenta të pezulluara për tre orë, makina luksoze qarkullojnë me shpejtësi deri në 222 km/h në autostradë

11 patenta të pezulluara për tre orë, makina luksoze

Policia njofton se gjatë kontrolleve të ushtruara mbrëmjen e djeshme, vetëm brenda harkut kohor të tri orëve janë pezulluar 11 leje drejtimi.

“Vijojnë kontrollet me Radar për parandalimin e aksidenteve. 11 Leje Drejtimi të pezulluara gjate tre orëve të fundit. Shpejtësi që vardojnë nga 169 km/h e deri në 222 km/h në rrugën interurbane Tirane-Durrës dhe në prezence të ujit në rrugë si pasojë e motit me shi, janë rrezik potencial për jetën dhe sigurinë rrugore”, thuhet në njoftim teksa policia bën të ditur se ndëshkimeve nuk i kanë shpëtuar as makina luksoze.

“Makinat luksoze Porsche Cayenne, Audi Q7 e Benz Evo nuk bëjnë përjashtim nga Radari e as nuk janë garanci për të fluturuar por për të udhëtuar këndshëm duke zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor. Ec ngadalë që të shkosh larg. Destinacioni me dy apo tre fish shpejtësi mbi normat e lejuara e në lagështi është i rrezikuar ose pothuaj i pamundur”, shkruhet në faqen e Policisë së shtetit në rrjetin social Facebook.

Të fundit