Flash News

KRYESORE

11 protestues në burg, Strazimiri: Vendimi i Gjykatës, i diktuar politikisht nga Fatmir Xhafaj

11 protestues në burg, Strazimiri: Vendimi i Gjykatës, i diktuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar pas vendimit të gjykatës, e cila la në burg 11 protestues që ishin pjesë e tubimit te Rruga e Kombit më 31 mars.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Strazimiri thotë se vendimi për protestuesit është marrë nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërsa ironizon duke thënë se tashmë drejtësia është vëtëm një telefonatë larg, mjafton të telefononi Fatmir Xhafën.

Statusi i plotë:

I ka dënuar Fatmir Xhafa! Ai ka marrë sot vendimin!!!

Nuk paska qenë rastësi, që fill pas telefonatës ku Edmond Spaho i shprehu të gjithë revoltën Fatmir Xhafës, dhe e paralajmëroi për përgjegjësinë që binte mbi të për shkak të banditizmit të horrave me uniformë, gjyqtarja "ndërroi mendje" dhe vendosi të respektojë ligjin dhe Kushtetutën për të lejuar pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës në seancë!

Çdo gjë është e qartë:

TASHMË "DREJTËSIA JUAJ" ËSHTË VETËM NJË TELEFONATË LARG!!!!

TELEFONONI FATMIR XHAFËN!!!

Të fundit