Flash News

KRYESORE

110 vjetori i Kongresit të Manastirit/ Presidenti Meta nderon heroin tonë kombëtar në Maqedoni

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vijon vizitën e tij në Maqedoni në kuadër të 110 vjetorin të Kongresit të Manastirit.

Meta, i shoqëruar nga dhjetra shqiptarë të Shkupit, ka vendosur kurorë me lule tek monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu si dhe tek mozaiku kushtuar ngjarjeve më të lavdishme të kombit shqiptar.

Ndër personat që e shoqëronin presidentin ishin edhe kryetari i Parlamentit Talat Xhaferri, zv.kryeministri i Kosovës, Bujar Osmani, kryetari i BDI, Ali Ahmeti.

“Jam shumë i lumtur që gjendem në Shkup së bashku me udhëheqësin e Bashkimit Demokratik për Integrim zotin Ali Ahmeti, me Kryeparlamentarin e Republikës së Maqedonisë, zotin Xhaferi dhe shumë personalitete të tjera për të marrë pjesë në kremtimin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, kësaj ngjarjeje madhore për të gjithë kombin shqiptar, që i bashkoi të gjithë shqiptarët rreth Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe që i parapriu edhe Pavarësisë së Shqipërisë, ekzistencës së shtetit shqiptar dhe gjitha mbarësive që u gëzohet kombi ynë sot”, u shpreh Presidenti Meta pasi vizitoi edhe Shkupin e vjetër dhe Mozaikun e Lidhjes së Prizrenit, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

https://www.youtube.com/watch?v=P5PD27KSZOY&feature=youtu.be&fbclid=IwAR2BDZiYiw8sUvQTNMCMy38jmWscG7YiTwNglxhXCs-_LJWDebZsCoqK-8M

Të fundit