Flash News

KRYESORE

113 banesa të dëmtuara në Elbasan nga tërmeti, Balla: Qeveria e ka të garantuar buxhetin

Nga tërmetet është prekur edhe qarku i Elbasanit, ku janë rregjistuar rreth 113 banesa apo objekte të tjera të dëmtuara.

Kryetari i Grupit Socialist, Taulant Balla, ka qenë i pranishëm në disa prej familjeve me banesa të dëmtuara, ku theksoi se qeveria e ka fondin për të gjitha dëmet e shkaktuara.

 “Masat e marra deri më tani nga Qeveria janë të plota. Vetë Kryeministri Rama ndërpreu vizitën e rëndësishme në SHBA dhe është vetë në krye të shtabeve të emergjencës në Durrës e Tiranë. Qeveria ka të garantuar po ashtu buxhetin për këtë situatë. Punonjësit e caktuar të Bashkisë dhe të Qarkut do të bëjnë evidentimin e dëmeve dhe më pas fillon puna për sistemimin e dëmtimeve dhe rikthimin në normalitet. Në disa shtëpi do të fillojmë riparimin edhe me mbështetje solidariteti nga sipërmarrja, madje edhe nga diaspora”-theksoi Balla.

Të fundit