Flash News

KRYESORE

“117 biznese mbyllen çdo ditë”, Tabaku publikon shifrat: Qeveria bën propagandë boshe! 160 shqiptarë të papunë çdo 24 orë

“117 biznese mbyllen çdo ditë”, Tabaku publikon shifrat:

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vijon akuzat ndaj qeverisë për mungesën e një plani ekonomik gjatë perjudhës së pandemisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku thekson se “sipas shifrave zyrtare 177 biznese mbyllen çdo ditë”.

Sipas ish-deputetes, qeveria ‘Rama 2’ veç mungesës së një plani, dështoi edhe në kopjimin e strategjisë së ofruar nga PD-ja.

“Ne ofruam planin tone për të shmangur thellimin e krizes gjate pandemise. Per te rialokuar 120 mln euro destinuar PPP-ve për 2020 që t’iu shkonin shqiptarëve. Propozuam heqjen e taksave për këtë vit krize. Kërkuam të mbështetej konsumi dhe incentivat për të shpenzuar qytetarët. Por qeverisja e rilindjes dështoi dhe sa herë kopjoi e bëri gabim. Tradhëtuan shqiptarët sepse e kanë jetën e lidhur me oligarkët”, është shprehur Tabaku.

Sipas ish-deputetes demokrate, “kriza ka vetëm një rrugëzgjidhje, dhe ky është projekti ekonomik I PD-së.”

Postimi i plotë i Tabakut:

Në mesin e pandemisë dhe ramavirusit që po shkatërron ekonominë shqiptaret kane degjuar por se kane provuar ndikimin e paketes se ndihmes nga qeveria. Borite e propagandes bucasin fort ne perpjekje per te mbytur zerin e qytetareve qe po varferon dhe bizneseve qe po falimentojne. Por eshte e pamundur te fshihet papunesia, varferia dhe ulja e qepenave.

160 shqiptare ne dite humben punen qe prej fillimit te vitit. 177 biznese mbyllen cdo dite dhe keto jane vetem shifrat zyrtare. Po te llogarisim dhe punonjesit e informalitetit, numri i familjeve shqiptare qe nuk kane mundesi te ushqejne femijet e tyre eshte i frikshem per nje vend europian. Kesaj te vertete te hidhur dhe te dhimbshme qeveria shqiptare i eshte pergjgijur me pagesat e koncensioneve dhe PPP-ve, me amnisti fiskale te parave te krimit dhe me vjedhjen e cdo fondit te mundshem per rindertimin.

Ne ofruam planin tone për të shmangur thellimin e krizes gjate pandemise. Per te rialokuar 120 mln euro destinuar PPP-ve për 2020 që t’iu shkonin shqiptarëve. Propozuam heqjen e taksave për këtë vit krize. Kërkuam të mbështetej konsumi dhe incentivat për të shpenzuar qytetarët.

Por qeverisja e rilindjes dështoi dhe sa herë kopjoi e bëri gabim. Tradhëtuan shqiptarët sepse e kanë jetën e lidhur me oligarkët .

Shqipëria ka potenciale dhe mundesi te rimekembet vetem me nje plan serioz ne sherbim te qytetareve dhe bizneseve.Kriza ka vetëm një rrugëzgjidhje: projektin ekonomik te PD. Shqipëria në punë është synimi jonë.

Të fundit