Flash News

KRYESORE

12 persona humbasin jetën nga të shtënat me armë në Kaliforni, përfshirë sulmuesin

12 persona humbasin jetën nga të shtënat me armë në

Dymbëdhjetë persona, duke përfshirë edhe një oficer policie, u vranë pasi një i ri hapi zjarr mbrëmjen e së mërkurës në lokalin me muzikë live në Kaliforni. Sulmuesi i dyshuar u gjet gjithashtu i vdekur në vendngjarje. Ngjarja ka ndodhur në rrethana që mbeten ende të paqarta.

Dëshmitarët kanë folur për një të dyshuar si autor që hapi zjarr dhe më pas qëlloi edhe veten. Situata ka shkaktuar shumë panik dhe njerëzit dilnin të gjakosur nga lokali ose vraponin për të shpëtuar.

Mësohet se i dyshuari, i cili përshkruhet veshur me rroba te erreta, mund të ketë përdorur granata tymi, si dhe një armë.

https://www.instagram.com/p/Bp6nVYUF__2/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

Të fundit