Flash News

KRYESORE

12% pjesëmarrje në votime? Mustafaj zbardh telefonatën nga PD: Skema që do të nxjerrë blof KQZ

12% pjesëmarrje në votime? Mustafaj zbardh telefonatën nga PD:

Pak minuta më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbardhi statistika provizore se deri në orën 11.00 kanë marrë pjesë 12% e qytetarëve në votime.

Analisti Besnik Mustafaj i ftuar në ‘News 24’ nuk e fsheh skepticizmin ndaj këtyre shifrave dhe zbardh skenarin e PD për të monitoruar direkt nga terreni se sa është pjesëmarrja e numrit të votuesve.

“PD siç më thonë burime të sigurta, ka ngritur një shtab dhe rrjet kapilar të monitorimit  të numërimit të njerëzve që futen në qendrat e votimit në gjithë vendin. Çdo një orë në Tiranë raportojnë, arrihet më pas përfundimet.

Sipas një telefonate që pata me disa minuta në PD, atyre u rezulton se deri në orën 11.00 kanë marrë pjesë më pak se 5%, pra as gjysma e asaj që deklaron KQZ. Kjo shton dyshimin e ngritur nga opozita dhe shumë analistë të pavarur e kanë ngritur problemin e pabesueshmërisë totale të KQZ dhe komisionet vendore të zgjedhjeve se përbëhen nga militantë të PS.

Aty ku u regjistrua Bindja Demokratike nuk u lejuan komisonerë. Administrimi në mënyrë partiake, mendohet se do kemi përplasje deklaratash për statistikash që kanë kampet, s’ka asnjë njeri që beson se KQZ me deklarimet e Denar Bibës pas dekretit të presidentit është bashkë me vartësit, të mendojë se është e pavarur”, thotë Mustafaj.

Ai shtoi se synimi kryesor është rritja e pjesëmarrjes, si urdhër i marrë nga KQZ.

"Njerëz të administratës janë të detyruar të shkojnë në votime, ndryshe shantazhohen humbin vendet e punës, u është thëne në mënyrë taksative që duhet të shkojnë, por jo të votojnë PS. Pra, synimin kryesor ka pjesëmarrja, ky është edhe synimi i KQZ, pasi është urdhëruar të rrisë pjesëmarrjen", u shpreh Mustafaj.

Të fundit