Flash News

KRYESORE

12 prill 1985/ Si e raportonte ‘The Guardian’ 34 vite më parë vdekjen e diktatorit Enver Hoxha

12 prill 1985/ Si e raportonte ‘The Guardian’ 34 vite më

“Udhëheqësi i fundit i mbijetuar i luftës, Enver Hoxha i Shqipërisë, vdiq dje pas 40 vjetësh sundimi të hekurt mbi shtetin e vogël komunist të Ballkanit, të cilin ai e shndërroi në një nga vendet më të izoluara dhe më sekrete në botë.”

Kështu e niste 34 vite më parë raportimin media prestigjioze britanike, ‘The Guardian’, për vdekjen e diktatorit famëkeq, Enver Hoxha.

Më tej, kjo media shkruante: “Hoxha, 76 vjeç, ka qenë i sëmurë gjatë vitit të fundit dhe administrimi i punëve ka kaluar tashmë në duart e pasardhësit të përzgjedhur, kreut të shtetit, Ramiz Alia.”

Pasi bënte një biografi të shkurtër të Ramiz Alisë, ‘The Guardian’ raportonte për të dhënat e të burgosurve politik në Shqipëri.

“Ka raportime se janë me mijëra të burgosur politikë midis tre milionë njerëzve të Shqipërisë. Një vlerësim i kohëve të fundit tregon për një shifër të lartë deri në 40 mijë, përfshirë priftërinj dhe të tjerë që kanë refuzuar të përkulen ndaj versionit të delirit socialist të Hoxhës”, shkruante kjo media.

Sipas një raporti të publikuar në 2016 nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) në Shqipëri, në periudhën 1944 – 1990 të burgosurit ishin 59.009. Sipas të njëjtit raport të vdekurit për shkak të kushteve të internimit ishin 7022. Sipas të njëjtit burim 5.577 burra dhe 450 gra u dënuan me vdekje dhe u vranë gjatë sundimit të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij.

Të fundit