Flash News

KRYESORE

“12 raste të reja në 24 orë”, pse u dyfishua numri i të prekurve me Covid-19 në Shkodër

“12 raste të reja në 24 orë”, pse u dyfishua numri i

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit numri i të prekurve në Shkodër me Covid-19 është dyfishuar me 12 raste të reja.

Deri tani, në Shkodër ka 22 raste të konfirmuara dhe sipas Zv/Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare, mes tyre dhe një fëmijë 13-vjeçar, për shkak se nuk kanë respektuar distancimin social dhe masave të kontrollit të infeksionit.

“Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, Shkodra ka numrin më të lartë me 12 raste. Këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare, mes tyre është dhe një fëmijë 13-vjeçar, që janë identifikuar falë gjurmimit të rasteve të kryera nga epidemiologët ne terren.

Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike.

Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19”, sqaron zyrtarja e MSH.

https://politiko.al/shqiperia-shenon-numrin-me-te-larte-te-personave-me-covid-19-ne-24-ore-304-te-prekur-ne-total/

Të fundit