Flash News

KRYESORE

12 shtete kërkojnë praninë e ministrave të Ballkanit Perëndimor në samitet e BE-së dhe zëvendësimin “Procesit të Berlinit”

12 shtete kërkojnë praninë e ministrave të Ballkanit

12 shtete, kryesisht të Europës Lindore, kërkojnë praninë e zyrtarëve të Ballkanit Perëndimor në samitet e Bashkimit Europian.

Sipas Reuters, Italia, Irlanda, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Austria, Sllovenia dhe Malta kërkojnë që ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës të marrin pjesë në takime të nivelit të lartë të BE-së, në fusha si mjedisi, shëndetësia, transporti dhe politika e jashtme.

Kjo lëvizje do të ndikojë për të mbajtur jashtë ndikimit në rajon, dy shtete të fuqishme si Rusia dhe Kina.

Gjithashtu, këto 12 vende anëtare të BE-së kërkojnë një samit të përvitshëm me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. ‘Procesi i Berlinit’, i nisur në vitin 2014, e mbyll ciklin këtë vit me Samitin e Londrës, ndërkohë që Gjermania ka propozuar ‘Berlin Plus’.

Megjithatë, ky grup që dominohet nga Italia, Austria dhe grupi i Vishegradit kërkon përfshirjen e të gjithë unionit në procesin integrues të Ballkanit Perëndimor dhe jo përqëndrimin vetëm në Berlin.

Negociatat me BE/ Holanda si Greqia, kërkon sovranitetin e Shqipërisë për të mos vendosur veton; zbardhet kushti

Të fundit