Flash News

KRYESORE

12 vatra zjarri në 24 orët e fundit, Emergjencat Civile raportojnë situatën

12 vatra zjarri në 24 orët e fundit, Emergjencat Civile

Situata e zjarreve vijon të jetë problematike në vendin tonë ku vetëm në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë evidentuar 12 vatra zjarri në Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Berat, Lezhë e Fier.

Mësohet se në operacionin për shuarjen e zjarreve janë angazhuar mbi 50 zjarrfikës me 14 automjete, si dhe 13 forca vullnetare. Kompania VIVA ka vënë në dispozicion helikopterët e saj duke reaguar në mënyrë të shpejt dhe tepër profesionale. VIVA ka angazhuar Pilotët Gjerman të cilët numërojnë mijra orë fluturimi dhe dhe operacione speciale të suksesshme.

Temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve, pasi pjesa më e madhe e zjarreve raportohet të ketë qenë nga pakujdesia dhe në raste të veçanta ka qenë e qëllimshme si vatrat e javës së kaluar në Shkodër dhe në Bulqizë.

Specialistët e Emergjencave Civile, theksojnë se janë janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve ku në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

 

Të fundit