Flash News

KRYESORE

12-vjeçarja që fshin rrugët e Sarandës, deputetja Meçorapaj: As punë dhe as mirëqenie sociale. Ministri, po

Deputetja e Partisë Demorkatike në qarkun Vlorë, Nada Meçorapaj reagoi pas denoncimit të emisionit ‘Boom” ku një 12-vjeçare në qytetin e Sarandës punonte për pastrimin e rrugëve.

Deputetja Meçorapaj thotë se ky rast dëshmon për vafërinë e mijëra familjeve shqiptare, por dhe për shfrytëzimin e një të miture.

Postimi i plotë i deputetes Meçorapaj

FSHIRESJA E VOGEL E RRUGEVE

Një 12 vjeçare që fshin rrugët e Sarandës në mesantë, pasi ne të tjerët shkojmë të flemë, nuk është vetëm një histori e dhimbshme, sa për të lagur sytë. Sa dëshmon për vafërinë e mijra familjeve shqiptare, tregon edhe për shfrytëzimin e një të miture.

Në vend të gjumit dhe ëndrrave fëminore, apo leximeve dhe përgatitjeve për të nesërmen në shkollë, 12 vjeçarja iu bashkohet prindërve duke 'i ndihmuar' të fshijnë rrugët.

As Punë dhe as Mirëqenie Sociale. Ministri, po.

As Bashki dhe as Mbrojtje të të Drejtave të Fëmijëve. Kapardisje propagandistike, po.

Të fundit