Flash News

KRYESORE

12 vjet në kërkim, gjykata lë në burg ‘bosin’ e drogës që u arrestua në Shijak

12 vjet në kërkim, gjykata lë në burg ‘bosin’ e

Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesën e prokurorisë për miratimin e arrestimit të përkohshëm, ndaj shtetasit Astrit Keçi, për qëllim ekstradimi. Keçi është dënuar nga Gjykata e Apelit në Milano me 30 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Organizatë Kriminale me qëllim Trafikimi i lëndëve narkotikëve”.

Astrit Keçi u arrestua nga policia shqiptare për llogari të shtetit italian pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Së bashku me të u arrestua edhe Shkëlqim Sufja, gjithashtu kërkim nga policia italiane prej vitit 2006, me akuzën për trafik droge.

Keçi u arrestua në Shijak ndër Sufja në Lezhë. Keçi dhe Shkëlqim Sufja, prej vitesh fshiheshin në Shqipëri, por pas një hetimi të koordinuar me policinë e Triestes, Zyrën ndërlidhëse të Policisë shqiptare në Bari dhe Shërbimin Policor të bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Të fundit