Flash News

KRYESORE

“120 minuta në Prokurori”, Balla: Basha të dëshmojë dhe për një çështje tjetër pasi të kthehet në Shqipëri

“120 minuta në Prokurori”, Balla: Basha të

Deputeti socialist Taulant Balla ka dhënë dëshminë në Prokurorinë e Tiranës pasi u padit nga opozita. Në një prononcim për median, pasi u pyet për 120 minuta në Prokurori, Taulant Balla iu drejtua Bashës duke thënë se ka për detyrën të dëshmojë në Prokurori pasi të kthehet në Shqipëri.

Pokuroria ka regjistruar procedim penal ndaj të akuzuarave. U informuan prej meje për kallëzimin penal që kam bërë ndaj tyre. Kam depozituar të gjitha provat që plotësojnë të gjitha kallëzimet. Është një betejë të cilën do ta fitoj për interes të qytetareve ku del një budalla dhe shpif. Basha të vijë këtu dhe të përballet. Unë mbaj përgjegjësi për kallëzimet që kam bërë unë.

Marrja në dorëzim e provave, dëshmitë dhe gjithë rrethanave të tjera. Kemi një pasqyrë të qartë të një grupi të strukturuar mes Lulzim Bashës, Emiljano Nuhut, Basir çollakut dhe persona të tjerë të identifikuar, të cilët do të mbajnë përgjegjësi. 

Çështja për të cilën isha unë është vetëm kallëzimi im penal. Më datë 10, Lulzim Basha nëse kthehet në Shqipëri e pres në Gjykatën e Tiranës edhe për një çështje tjetër. Prokuroria, Lulzim Bashën, kreun e 'babaleve' duhet ta thërrasë. Një opozitë pa program ka përfunduar në një Kiniostudio të Babaleve", u shpreh gjatë fjalës së tij Taulant Balla.

Të fundit