Flash News

KRYESORE

120 minuta në zyrën e Bashës, vetëm 20 minuta te Rama; Donald Lu në përpjekjet e fundit për të ardhmen e “McAllister plus”

120 minuta në zyrën e Bashës, vetëm 20 minuta te Rama;

Pas doli nga takimi 120 minutësh në zyrën e Lulzim Bashës, ambasadori amerikan Donald Lu u drejtua me shpejtësi për në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

Por ndryshe nga takimi me kryeopozitarin, bashkëbisedimi i Lu-së me Ramën ka zgjatur vetëm 20 minuta.

Vetëm pak minuta pas u nda me Lu-në, Basha njoftoi për një letër që i kishte dërguar Ramës për të pranuar pa kushte dhe pa vonesë paketën ‘McAllister plus’. Opozita e ka dhënë dakordësinë e saj, ndërkohë që qeveria po heziston. Pasditja e sotme pritet të jetë decizive për të ardhmen e krizës politike që ka mbërthyer prej muajsh vendin.

 

Të fundit