Flash News

KRYESORE

121 raste të reja me covid-19, rritet numri i të shëruarve; Sa humbje jete u shënuan në 24 orët e fundit

121 raste të reja me covid-19, rritet numri i të shëruarve; Sa

Tre persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si shkak i covid-19, raporton Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH, pas 887 testimeve janë konfirmuar 121 të prekur me virusin SARSCOV2, ndërsa numri i të shëruarve është rritur në raport me ditët e fundit, 97 pacientë.

“Në 24 orët e fundit  janë  97 të shëruar, duke e çuar 7139 numrin e qytetarëve që e kanë mundur COVID19. Janë kryer 887 testime dhe janë konfirmuar 121 të prekur me virusin SARSCOV2.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon:

57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.

Ju informojmë se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 një 70 vjeçar nga Tirana, 71 vjeçar nga Lushnja dhe një 81 vjeçar nga Korça. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, tha Dr. Flutura Beqo .

Të fundit