Flash News

KRYESORE

13% e fëmijëve të braktisur që kërkojnë azil në Britani janë shqiptarë, asnjë reagim në Tiranë

13% e fëmijëve të braktisur që kërkojnë azil

Të rinjtë shqiptarë janë të parët në listë për trafikimin që u bëhet në Britaninë e Madhe, por listës i janë bashkuar edhe fëmijët e braktisur që kërkojnë azil në këtë shtet.

1 në 8 fëmijë të braktisur ose 13% e totalit që kërkojnë azil në Britani janë shqiptarë. Nga 3,175 fëmijë të huaj që kërkuan strehim në Britani vitin e kaluar, 405 prej tyre janë nga Shqipëria, pavarësisht se vendi ynë nuk ndodhet në luftë, siç ndodh në Siri apo Irak, shtete që kanë numër të lartë azilantësh.

Ekspertët britanikë sqarojnë se Shqipëria është një vend ku grupe të caktuara përballen me diskriminim dhe urrejtje, megjithatë, shumica e azilkërkuesve largohen për shkak të kushteve të këqija ekonomike dhe papunësisë së lartë.

Pavarësisht alarmit që është dhënë disa herë nga Londra brenda pak vitesh, nga qeveria shqiptare nuk ka patur asnjë reagim. Për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Ministrinë e Brendshme ky problem pothuajse nuk ekziston fare dhe nëpërmjet heshtjes kanë nxitur fenomenin.

Të fundit