Flash News

KRYESORE

13 punonjëse të helmuara në fasonerinë e Durrësit, mes tyre dhe një grua shtatzënë

13 punonjëse të helmuara në fasonerinë e Durrësit, mes

Nga shpërthimi i gazit në fasonerinë e Durrësit, 13 gra janë helmuar. Mes punonjësve të shtruar në spital, Panorama bën me dije se ndodhet dhe një grua shtatzënë.

Fillimisht në spital janë paraqitur 10 punonjëse, ndërkohë që pas një ore janë paraqitur dy 3 punonjëse të tjera.

Dyshohet se shkak për këtë helmim masiv është bërë rrjedhja e gazit të kondicionerit të ndërmarrjes.

Pacientet, të gjitha punonjëse fasonerie kanë paraqitur simptoma, si gjendje të fikëti, këputje dhe të vjella.

Sipas informacioneve mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit që po verifikojnë shkaqet e këtij helmimi të punonjëseve të fasonerisë.

Të fundit