All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

13 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 89 numri i të infektuarve

13 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 89
All - Paragraf - 1

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka dhënë informacionet më të fundit mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri brenda 24 orëve të fundit.

All - Paragraf - 3

Ajo njoftoi se raportohen 13 raste të reja me koronavirus në vendin tonë duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 89.

Fico sqaroi se në rastet që kanë rezultuar positive, 58% janë meshkuj dhe 48% janë femra. Ndërkaq bëhet me dije se mosha mesatare e rasteve pozitive janë 48 vjeç.

Rastet më të shumta të të infektuarve janë në qarkun e Trianës, të cilat janë 63.

Në 24 orët e fundit janë testuar 33 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19:

- 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe  3 qytetarë nga Korça.

Deri në këto momente janë testuar 804 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 89 raste.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra.  Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiranë-63 qytetarë

Durrës -6 qytetarë

Lushnje -2 qytetarë

Elbasan -2 qytetarë

Fier-8 qytetarë

Rrogozhinë -2 qytetarë

Kavajë -3 qytetarë

Korçë - 3 qytetarë

Ndërsa është rritur numri i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv, ku ndodhen aktualisht 43 pacientë.

4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike.  Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto moment”, tha Fico.

Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë, nga përhapja e pandemisë së koroanvirusit kanë humbur jetën dy persona, një grua 73-vjecare nga Durrësi dhe një 66-vjecar nga Lushnja, i shtruar pranë Infektivit. Tirana është tashmë epiqendra e virusit, e ndjekur nga Fieri.

Të fundit