Flash News

KRYESORE

“13 tetori, ditë vrapi nga liqeni”

“13 tetori, ditë vrapi nga liqeni”

Për zv/kryeministrin Erion Braçe, 13 tetori, është një ditë normale, duke mos lënë mënjanë as ironitë. “Ditë vrapi në mëngjes, atje në park, e kam afër. U kujtova se ditën e diel zakonisht luan edhe Partizani”, deklaron ai për A2 CNN.

Më tej, Braçe thekson se qeveria është legjitime dhe se kërkesave të opozitës për largimin e Ramës, mund t’i përgjigjen vetëm me dialog kushtetues. “Në gjykimin tim dhe në referencë të kërkesës së përsëritur të zotit Basha, nuk ka zgjedhje të parakohshme. Do të vazhdojmë të këmbëngulim për dialog, por duhet të kuptoni që qasja jonë duhet të jetë thelbësisht kushtetuese”.

Në mbyllje të sesionit parlamentar, Braçe tregon dhe për pushimet e tij verore. A qëndron në fuqi urdhri i zotit Rama që ministrat e kabinetit nuk duhet të dalin jashtë Shqipërisë? “Është një rregull etik që kemi vendosur, unë pushoj nga Radhima deri në Himarë”, thotë Braçe.

Të fundit