Flash News

KRYESORE

"13 tetori", PD: KQZ nuk respekton ligjin, është kthyer në vegël të Edi Ramës

"13 tetori", PD: KQZ nuk respekton ligjin, është kthyer

Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht për zgjedhjet e 13 tetorit. Nëpërmjet një deklarate për mediat, PD thotë se është detyrim i KQZ-së që të përgatisë terrenin për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor.

Duke e quajtur KQZ një vegël të Edi Ramës, PD thekson se nuk po respektohet ligji.

“I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.

Me moszbatimin e  Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër.

PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit”-thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Të fundit