Flash News

KRYESORE

13 tetori, Topollaj: Koha i dha të drejtë Bindjes Demokratike, partitë opozitare e kuptuan gabimin

13 tetori, Topollaj: Koha i dha të drejtë Bindjes Demokratike,

Një nder themeluesit e ‘Bindjes Demokratike’ Fabian Topollaj, i ftuar në “Ditarin e orës 13:00”  në A2CNN, u ndal te zgjedhjet e 13 tetorit, me theksin se koha i dha të drejtë Bindjes Demokratike. Topollaj theksoi se opozita gaboi duke braktisur pjesëmarrjen dhe kjo e bëri mazhorancën më të fortë.

“Koha i dha të drejtë Bindjes Demokratike. Braktisja e zgjedhjeve forcoi edhe më shumë mazhorancën, duke kompozuar edhe këshilla bashkiakë thuajse në organe jo pluraliste. Ne do të kemi vetëm fjalën, por kjo do të vlejë sepse do të ketë një përfaqësues të opozitës që do të bëjë denoncimin. BD mori rreth 30 mijë vota, por duhet pasur parasysh fakti që nuk kishim kandidat në të gjitha bashkitë. Nuk është e rëndësishme vota, aq më tepër në këtë situatë të krijuar në Shqipëri për të matur përpjekjen e një partie politike. Ne e dimë se në çfarë situate ishim. Votuesi normal i Bindjes Demokratike do të ishte ai njeriu normal që e kuptonte që opozita kryesore bëri një vetëvrasje, çmenduri që nuk hyri në zgjedhje. Këtij votuesi normal nuk u la mundësia të shprehej. Vjedhje votash pati në mënyrë masive”.

Topollaj  thotë se një pjesë e partive opozitare e kanë kuptuar se kanë gabuar me mospjesëmarrjen në 30 qershor dhe këtë sipas tij e tregon fakti që u regjistruan në zgjedhjet e 13 tetorit.

“Partitë kryesore opozitare në Shqipëri, një pjesë e të cilave e kanë kuptuar çmendurinë që ka ndodhur më 30 qershor duke mos marrë pjesë dhe një pjesë e tyre po duan të hynë në zgjedhje”, tha Topollaj.

 

 

Të fundit