Flash News

KRYESORE

131 kombësi të ndryshme në Tiranë, Erion Veliaj: E shohin si vendin e mundësive

131 kombësi të ndryshme në Tiranë, Erion Veliaj: E shohin si

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar sot se në Tiranë jetojnë qytetarë të 131 kombësive të ndryshme. Duke iu referuar shifrave të Ministrisë së Brendshme, Veliaj tha se këta njerëz e shohin Tiranën si qytetin e mundësive.

“Tirana është sot shtëpi e 131 nacionaliteteve dhe kombësive. Nuk ka sot në rajonin tonë qytet më kozmopolitan që të ketë kaq shumë nacionalitete. Fakti që njerëz nga mbi 130 kombësi e shohin Tiranën si një vend i mundësive më kujton atë shprehjen që ta duam dhe ne Tiranën apo Shqipërinë, sa e duan të huajt që vijnë dhe e shohin. Ndaj në momentin që ne lëmë pas cinizmin dhe e zëvendësojmë me inovacion si ky i sotmi të gjithë mund të kthehemi në dashnorë të Tiranës tonë”, tha Veliaj gjatë prezantimit të risive në aplikacionin ‘Tirana Ime’.

Të fundit