Flash News

KRYESORE

137 kg kokainë në Portin e Durrësit, gazetarja nxjerr prapaskenat e operacionit: Policia dështoi, pse e deklaroi si drogë të kapur  

Menjëherë pas deklaratës së Policisë së Shtetit, e cila njoftoi zyrtarisht se në operacionin e përbashkët me autoritetet greke janë kapur në Portin e Durrësit 137 kg kokainë, vjen reagimi i gazetares së aktualitetit, Anila Hoxha.

Pasi e ka denoncuar edhe më herët si rast, në rrjetet sociale ajo flet për prapaskenat e operacionit, që sipas saj nuk janë deklaruar në konferencën e policisë pak më parë.

Sipas gazetares, Policia dështoi dhe e deklaron sasinë e kokainës si të kapur prej për shkak se në kontenierin e dytë nuk shkoi askush të tërheqë pakot.

Reagimi:

Cfare nuk thuhet ne konference:

1.Trafikantet kane marre vetem pakot e orizit

2.Trafikantet nuk erdhen te merrnin drogen ne kontenierin tjeter, cka e detyroi policine qe nen efektin e deshtImit te shkoje dhe ta deklaroje si droge te kapur 137 kg

3.Njeri nga pritesit eshte peshkatar

4.Pritesi tjeter ishte roje dhe hyri permes badge te portit

5.I treti ne kerkim, ishte ai qe priste ne makinen gri me targa te huaja

6. Droga me dorezim te kontrolluar qe ishte zevendesuar me oriz ishte vetem 22 kg

Kush tradhetoi ?

Zyrtare: Me kontenierë nga Ekuadori dhe Greqia, policia kapi në portin e Durrësit 137 kg kokainë

Të fundit