Flash News

KRYESORE

14 aksione të dështuara, Artan Hoxha për dekonspirimin: Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili kanë rrjet të fuqishëm brenda policisë

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në ‘Report Tv’ se aksioni për arrestimin e Laert Haxhiut dhe Orgest Bilbilit është dekonspiruar nga brenda Policisë së Shtetit. Sipas Hoxhës, uniformat blu kanë dështuar në 14 raste për arrestimin e këtyre dy personave, të cilët akuzohen për disa maskara dhe ngjarje të tjera kriminale në Lushnje, Fier dhe Vlorë.

“Në operacionin e RENEA-s maksimumi kanë qenë 40 veta, pasi është bërë edhe një operacion në Babicë në Vlorë, ka edhe një grup të gatshëm. RENEA ka 80 veta trupë operacionale. Informacioni është dhënë pasditen e djeshme, që ka dy persona me rrezikshmëri të lartë dhe që kanë korruptuar sistemin gjyqësor. Ka pasur vazhdimisht lidhje me drejtuesit e korruptuar të policisë. Sidomos gjatë kohës së kanalizimit dhe prandaj kanë informacion dhe policia dështon. Kjo do të thotë që kanë një rrjet shumë të fuqishëm brenda radhëve të policisë. Operacioni para këtij, është dhënë me saktësi baza ku ndodheshin, por është kapur një person tjetër, Julian Sula. Por operacioni ishte për Haxhiun dhe Bilbilin, edhe në rastin konkret ka ndodhur kjo gjë. Koha, deri në 21:30 dje ata kanë qenë në zonë, kur kanë ikur, sa orë para operacionit apo aty mbetet të verifikohet. Ata të dy janë përgjegjës edhe për disa vrasje të tjera të ndodhura në Fier e Vorë, janë pjesëtarë të një grupi të rrezikshëm aktiv në zonën e Lushnjes. Këta dy persona janë ende të lirë dhe rrezik potencial. Deri në këto momente të identifikuar si pjesë e këtij grupi me emër e mbiemër janë Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili është ndaluar për mbështetje edhe Julian Sulo, por ende nuk është vërtetuar lidhja”, deklaroi Hoxha.

Gazetari theksoi se ka një grup personash të fuqishëm edhe biznesmenë me lidhje të forta që i mbështesin dy të arratisurit, për të marrë nën kontroll zonën e Lushnjes.

“Haxhiu e Bilbili dyshohen edhe si vrasës me pagesë të një grupi të konsoliduar që ka lidhje me elementë të korruptuar të policisë lokale. Vetëm në muajin janar nga Lushnja janë larguar 13 familje vetëm prej kërcënimeve të tyre. Kanë ulur qepenat e bizneseve të tyre. Janë të afërm të personave që kanë qenë objekt i atentateve nga ky grup. Këta shtetas prej një viti vazhdojnë të jenë të lirë dhe rrezik përmanent për zonën e Lushnjes”, tha Artan Hoxha.

Të fundit