Flash News

KRYESORE

14 efektivë policie vriten nga karteli i drogës në Meksikë

14 efektivë policie vriten nga karteli i drogës në Meksikë
Të paktën 14 oficerë policie kanë humbur jetën pas një sulmi të armatosur në komunën e Aguililla, në shtetin perëndimor meksikan të Michoacán, një rajon i njohur për krimin e organizuar, raportojnë mediat meksikane. Po sipas mediave meksikane, sulmi është kryer nga karteli i drogës në Jalisco, “Nueva Generación”. Ministria e Sigurisë Publike dhe Mbrojtjes (SSPC) përmes një mesazhi në Twitter dënon sulmin dhe thekson se autorët do të përgjigjen shumë shpejt. Madje një ditë më parë në një intervistë për ‘Univision’  agjenti i DEA-s, Kyle Mori, u shpreh se kreu i këtij karteli Nemesio Cervantes, pasardhësi i El Chapo-s, po e çon dhunën në një tjetër nivel.  

Të fundit