Flash News

KRYESORE

14 KZAZ nuk dorëzojnë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, KQZ paralajmëron procedime penale

14 KZAZ nuk dorëzojnë rezultatet përfundimtare të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar procedime penale për komisionerët e 14 KZAZ-ve që nuk kanë dorëzuar ende tabelat e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e 25 qershorit.

Përmes një deklarate për mediat KQZ pohoi se bëhet fjalë për 14 KZAZ që nuk kanë dorëzuar ende rezultatin final, ndërkohë që paralajmëroi procedime penale nëse nuk bëhet dorëzimi.

Deklarata e KQZ:

Është e paparanueshme që një numër i caktuar i Komisioneve të Zonave të Administrimit zgjedhor ende nuk kanë dorëzuar në KQZ-së materialet zgjedhore dhe tabelat e rezultateve me vendimet përkatëse.

Kjo situatë është e patolerushme, pasi jemi në datën 30 qershor, 3 ditë pasi ka përfunduar procesi i numërimit dhe KQZ po pengohet për të vijuar procedurat e miratimit të tabelave përmbledhëse të rezultateve për çdo qark sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor.

Janë KZAZ të cilat nuk kanë dorëzuar materialet zgjedhore, ndërkohë KZAZ nr. 42 Kavajë, akoma nuk ka miratuar tabelat përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjet për Kuvendin dhe për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kërkon KZAZ-ve, që në mënyrë urgjente të përmbyllin tabulimin e rezultateve dhe dërgimin e tyre në KQZ.

Refuzimi i plotësimit të tabelave të rezultateve dhe vendimeve përkatëse, si edhe dorëzimi i menjëhershëm në KQZ nga ana e komisionerëve, do të konsiderohet shpërdorim detyre dhe do të merren masat e nevojshme nga KQZ. 

Të fundit