Flash News

KRYESORE

1,4 milion euro mund të largojnë përfundimisht Hysajn nga Napoli

1,4 milion euro mund të largojnë përfundimisht Hysajn nga Napoli

Edhe pse paraqitjet e mbrojtësit Elsëid Hysaj nuk kanë qenë në nivelin e kërkuar, drejtuesit e Napolit dëshirojnë të rinovojnë kontratën me 25-vjeçarin shkodran.

Megjithatë, tentativat e presidentit De Laurentis nuk po shkojnë siç ishte parashikuar pasi menaxheri i lojtarit ka kërkuar rritje të ndjeshme rroge per klientin e tij.

Nga 1.1 milion euro që përfiton, Hysaj kërkon 2,5 në total, që nën nënkupton rritje me 1,4 milion euro.

Nuk dihet si do vijojnë bisedimet, por deri tani palët duken larg një marrëveshje.

Strategjia e drejtuesve Napolitan është që Hysaj të rinovojë dhe më pas të shitet për një shifër të lartë, teksa ekipi anglez i Chelsean se Mauriocio Sarrit është gati të bëjë sakrifica financiare për shërbimet e tij.

Të fundit