Flash News

KRYESORE

14 të plagosur në aksidentin ku u përfshi Ahmetaj. Ish-ministri në spitalin e Kumanovës

14 të plagosur në aksidentin ku u përfshi Ahmetaj. Ish-ministri

Katërmbëdhjetë persona janë lënduar në një aksident të rëndë i cili ndodhi pasditen e sotme në rrugën Tabanoc - Kumanovë, sipas portalit Zhurnal.

Në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy vetura. Burime nga Ministria e Brendshme i kanë thënë medias maqedone se ndër të lënduarit është edhe ish-Ministri i Financave i Shqipërisë, Arben Ahmetaj. Sipas burimeve, dy personat me lëndimet më të rënda janë transferuar në klinikën e Shkupit, ndërsa të tjerët në spitalet e Kumanovës. Në këtë të fundit gjendet edhe Ahmetaj. Këtë fakt e bën të ditur nëpërmjet një statusi në Facebook zv.ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, i cili e vizitoi kolegun në spital. 

Të fundit