Flash News

KRYESORE

14 vjeç kur u zhvillua lufta, Gjykata Speciale fletëthirrje zyrtarit të Kosovës

Listës së të ftuarve nga Gjykata Speciale i është shtuar edhe Rilind Berisha, zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar vet Berisha përmes një postimi në Facebook.

Berisha shprehet i befasuar me këtë ftesë pas në kohën e zhvillimit të luftës ai ka qenë vetëm 14-vjeç, ndërsa i duhet të paraqitet në Gjykatë më 5 gusht.

“Me datë 18.07.2019 kam marrë ftesën ma të befasishme në jetën time. Më 5 gusht duhet të paraqitem para Gjykatës Speciale në Hagë. Nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohem, nëse veç mund ta përdorim termin arsye për këtë gjykatë krejtësisht të paarsyeshme”, ka shkruar Berisha. 

Të fundit