Flash News

KRYESORE

"141 raste të reja; kjo ndodh kur flet dëngla propagandistike", Vasili publikon videon e Ramës: Ja si gënjente 'i Fandaksuri' për pandeminë

"141 raste të reja; kjo ndodh kur flet dëngla

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili shprehet se situata për shkak të pandemisë së COVID-19 në Shqipëri është dramatike. Përmes publikimit të një video-je në rrjetet sociale, Vasili e ka cilësuar kryeministrin Rama si mashtrues, ndërsa thekson se vetëm në gjendje normale që nuk jemi.

“Vetem sot jane 141 raste te reja me COVID ose 5 here me shume se i ashtuquajturi piku i pandemise ne prill, ndersa rritja e vdekjeve eshte teper e rende”, shprehet më tej Vasiili, teksa shton se kjo ndodh kur dërdëllit dëngla për të fituar kapital politik, në vend që të punosh dhe thellohesh më tepër.

Postimi i Petrit Vasilit:

Ja si genjente i Fandaksuri per Pandemine!(VIDEO).

Sukseset me te medha imagjinare per Pandemine e COVIDI-it i paskësh arritur i Fandaksuri!

Ekspertizen me te madhe nderkombetare per Pandemine e COVIDI-it e ka Shqiperia me Komitetin e Eksperteve, thote i Fandaksuri!

Shqiperia eshte me mire nga te gjithe dhe nuk ja ka zili askujt ne bote per perballimin e Pandemise, derdellit i Fandaksuri!

Po pse nuk flet me i Fandaksuri po ka muaj qe eshte zhdukur.

Vetem sot jane 141 raste te reja me COVID ose 5 here me shume se i ashtuquajturi piku i pandemise ne prill, ndersa rritja e vdekjeve eshte teper e rende.

Kur flet dengla propagandistike, per te fituar kapital politik, ne vend te punes serioze, te thelluar dhe te bazuar ne shkence ndodh kjo qe po ndodh.

Dhe tani po keta te qeverise, qe e genjyen popullin me sukseset mashtruese tani si xhagajdure te pacipe e bejne me faj popullin edhe per Pandemine, nderkohe qe ç’organizimi, mosfinancimi dhe ekspertiza e dobet dhe e improvizuar nga sot ne neser jane te gjitha pergjegjesi e tyre.

Shiheni VIDEON dhe krahasoni realitetin me ato qe thoshte i Fandaksuri!

Të fundit