Flash News

KRYESORE

15 kandidatë aplikojnë për SPAK, por KLP shtyn me dy javë afatin për shkak të kritereve të ashpra

15 kandidatë aplikojnë për SPAK, por KLP shtyn me dy javë

Edhe pse 15 prokurorë kanë aplikuar deri më sot për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur të shtyjë me dy javë afatin për kandidaturat.

7 shkurti ishte përcaktuar si dita e fundit për prokurorët për të aplikuar, por KLP ka marrë sot vendimin që ky afat të shtyhet deri më 21 shkurt.

15 është numri prokurorëve që duhet të jenë anëtarë të SPAK dhe kaq është edhe numri i kandidaturave, të cilave iu shtuan sot Dorina Bejko dhe Vate Staka.

Por jo të gjithë këta kandidatë mund të bëhen anëtarë të institucionit të ri që është i dedikuar vetëm për hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e korrupsionit, krimit të organizuar si dhe të gjitha veprave penale nga zyrtarë të kaluar dhe aktualë të nivelit të lartë.

Kandidatët që duan të bëhen pjesë e SPAK duhet të kenë kaluar procesin e vetting-ut, si dhe të miratojnë një kontroll të imtësishëm për familjarët e tyre. Edhe pse shumë prej këtyre prokurorëve e kanë kaluar procesin e vetting-ut, akuzat ndaj tyre nuk kanë munguar. Për këtë arsye, KLP kërkon të rrisë numrin e kandidaturave që ngritja e KLP-së të mos cenohet nga përjashtimi i ndonjë kandidati në procesin e dytë të rivlerësimit.

Lista e kandidatëve për SPAK:

  1. Vate Staka
  2. Dorina Bejko
  3. Arben Kraja
  4. Vladimir Mara
  5. Dritan Prençi
  6. Doloreza Musabelliu
  7. Eugen Beci
  8. Edvin Kondili
  9. Ened Nakuçi
  10. Anton Martini
  11. Besnik Muçi
  12. Besim Hajdarmataj
  13. Shkëlzen Cena
  14. Klodian Braho
  15. Behar Dibra

Të fundit