Flash News

OP-ED

15 momente që vajzave u dhembin më shumë se ndarja

15 momente që vajzave u dhembin më shumë se ndarja

nga Ina Xhani

Kur bëhet fjalë për marrëdheniet, dëmin që na ka bërë ne gocave Hollywood-i nuk na e kanë bërë as nënat dhe gratë e fisit. Që nga dashuria me shikim të parë (kur të gjithë e dimë që në fillim urrehemi, pastaj duhemi); te seksi në mëngjes (pse bëjnë sikur nuk iu vjen goja erë në mëngjes); te daljet me shoqërinë (që kur çunat na marrin leje??); te prezantimi i partnerit me shoqërinë (të dyja palët shpresojnë që që t’i bjerë pika palës tjetër); mënyra se si Hollyëood-i i paraqet marrëdhëniet është një gënjeshtër e madhe. Dhe kjo është shumë problematike, sepse ne gocat pastaj kalojmë një jetë të tërë duke u munduar që të kemi një dashuri perfekte... si nëpër filma.

Kujtoni se po e zmadhoj? Le të marrim ndarjen (gjuha shkon ku dhemb dhëmbi!). Trajtohet sikur është një tragjedi e madhe...sikur do na duhen vite që ta marrim vite. PALLAVRA!!!

Në jetë ne gocat përballemi me të tjera tragjedi që na e thyejnë zemrën, siç çunat as që do të munden kurrë...

 

1-Kur i del fundi kutisë së akullores...po tani?

2-Kur këpucët e tua të preferuara janë me ulje, por nuk e kanë numrin tënd.

3-Kur blen diçka shumë të shtrenjtë, dhe të nesërmen e sheh te pirgu i gjërave me ulje.

4-Kur mbaron episodin e fundit të serialit të preferuar.

5-Kur harron kufjet në shtëpi, dhe tani të duhet të ecësh deri në punë duke mos dëgjuar muzikë.

6-Kur harron karikuesin në shtëpi dhe je vetëm me 2% bateri.

7-Kur i bën screenshot një bisede dhe në vend që t’ja çosh shoqes së ngushtë, ja çon personit me të cilin ishe duke biseduar.

8-Kur zgjohesh në mëngjes dhe nuk ke asnjë mesazh nga grupi ‘BeqoButSexy’ në WhatsApp.

9-Kur shkon në zyrë  me vonesë, se shefi nuk është, dhe gjen shefin aty.

10-Kur fut 12 çorape në lavatriçe dhe nxjerr prej aty 11.

11-Kur vë një lavatriç me të bardha dhe dalin prej aty me ngjyrë...bashkë me çorapen nr. 12!

12.-Kur, padashje, i bën 'like' fotos së para 3 viteve të së dashurës së re të ish-it tënd.

13-Kur emrin e ish-it e shkruan te kutia e ‘çfarë po mendon’ dhe jo te kutia ‘kërko’.

14-Kur ke një javë në dietë, dhe peshorja prapëseprapë nuk të tregon numrin që do.

15-Kur makina ndez dritën e kuqe, por ti nuk e merr rrogën edhe për dy javë të tjera.

 

E shihni pra...ka zemërthyerje që e bëjnë një ndarje të duket si lojë fëmijësh.

Të fundit