Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
15 të vdekur nga protestat në Iran; Rusia dhe Turqia flasin për ‘ndërhyrje nga jashtë’, Trump: Koha për ndryshim
Të paktën 15 persona raportohet se kanë humbur jetën nga protestat që kanë nisur në disa qytete të Iranit, por disa media amerikane flasin për 20 viktima. Protestat ishin të papritura, të paktën për opinionin ndërkombëtar, pasi Teherani po shijon suksese të mëdha në politikën e jashtme dhe rolin gjithnjë e më të madh që po merr në rajon.
Presidenti Hassan Rouhani ka paralajmëruar se protestat do të shtypen shumë shpejt, sepse janë të paligjshme dhe nuk kanë mbështetjen e popullit, ndërsa ka theksuar se çdo qytetar është i lirë të protestojë në mënyrë të ligjshme dhe të shprehë pakënaqësi për çdo aspekt të jetës në Iran.
Ai përmendi hapur Arabinë Saudite, SHBA dhe Izraelin si sponsorizues të protestave në vend.
Për situatën në Iran kanë reaguar fuqitë botërore, ndërkohë që përhapja e krizës mund të sjellë destabilizimin e një prej shteteve që ka treguar qëndrueshmëri politike në Lindjen e Mesme gjatë dekadës së fundit.
Arabia Saudite
Arabia Saudite, rivali kryesor i Iranit në rajon, nuk ka reaguar për akuzat e presidentit Rouhani se ky shtet është i përfshirë në nxitjen e protestave. Arabia dhe Irani po përplasen ushtarakisht prej disa vitesh në Jemen, duke përdorur grupet vendase, në një shtet që tashmë është i shkatërruar nga lufta dhe ku njerëzit po vdesin nga uria dhe sëmundjet.
Një tjetër lëvizje që shkaktoi zemërim në Riad ishte dorëheqja e kryeministrit të Libanit dhe fuqizimi i Hezbollahut, një ish-forcë militare e kthyer në parti politike që mbështetet nga Teherani. Libani është një tjetër shtet, pas Sirisë, ku Irani ka kontroll të lartë.
Ndërkohë, kriza midis Arabisë dhe Katarit e ka afruar këtë të fundit më afër Iranit.
Izraeli
Kryeministri Benjamin Netanjahu ka hedhur poshtë akuzat e presidentit iranian për përfshirjen e mundshme të vendit të tij në nxitjen e protestave. Gjithsesi, Netanjahu theksoi se Izraeli i mbështet këto protesta dhe sapo klasa politike në Iran të rrëzohet, irzaelitët dhe iranianët do të jenë sërish popuj miq.
Irani është shteti që kërcënon më së shumti ekzistencën e Izraelit.
SHBA
Presidenti Donald Trump doli publikisht hapur në mbështetje të protestave në Iran. Nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, Trump tha se ka ardhur “koha për ndryshim”.
“Irani po rrëzohet në çdo drejtim pavarësisht marrëveshjes skandaloze të bërë me ta nga Administrata e Obama-s. Populli fantastik iranian është shtypur për shumë vite. Ata janë të uritur për bukë dhe liri. Së bashku me të drejtat e njeriut, pasuria e Iranit po plaçkitet. Koha për ndryshim”, shkruan Trump.
Rusia
Rusia është prej vitesh aleati kryesor i Iranit në përballjen me SHBA-të. Në një reagim të Ministrisë së Jashtme ruse thuhet se protestat “janë çështje e brendshme e Iranit” dhe se shpreson se ato nuk do të kthehen në një skenar dhune dhe gjakderdhje. “Çdo ndërhyrje nga jashtë është e papranueshme”, thuhet në reagimin e Ministrisë ruse.
Konflikti në Siri ka afruar edhe më shumë Moskën dhe Teheranin pasi ato janë edhe mbështetëse të presidentit Bashar al Asad.
Turqia
Konflikti në Siri e ka ulur disi rivalitetin midis Turqisë dhe Iranit, ndërkohë që kundërshtimi ndaj çështjes kurde ka afruar edhe më shumë palët me njëra-tjetrën.
Sa i përket protestave, Ankaraja ka të njëjtin qëndrim si Moska dhe bën thirrje që të huajt të qëndrojnë jashtë përfshirjes në punët e brendshme të Iranit.
"Urojmë të parandalohet përshkallëzimi i incidenteve në Iran dhe të evitohen zhvillimet nxitëse dhe intervenimet e jashtme provokuese, të shmanget dhuna dhe se nuk duhet të bihet pre e provokimeve", thuhet në njoftimin e MPJ të Turqisë.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministri i Jashtëm iranian, Muhammed Xhevad Zarif, kanë zhvilluar një bisedë telefonike për situatën.
Bashkimi Europian
Bashkimi Europian ishte pjesëmarrës në marrëveshjen e arritur midis Iranit dhe fuqive Perëndimore për programin atomik. Brukseli ka kundërshtuar përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump, për rishikimin e marrëveshjes, duke afruar unionin me Teheranin.
Reagimi i BE-së për protestat është shumë i ekuilibruar ku theksohet se autoritetet e Brukselit janë në kontakt me homologët në Teheran, ndërsa bëhet thirrje për protesta paqësore.
“Kemi qenë në kontakt me autoritetet iraniane dhe presim që të garantohet e drejta për demonstrata paqësore dhe liria e shprehjes”, tha një zëdhënës i Federica Mogherinit.
Gjermania
Berlini, ashtu si në shumë çështje të tjera të Lindjes së Mesme, po mban një pozicion të tërhequr duke u bërë thirrje palëve të qëndrojnë larg dhunës.
“Ne i bëjmë thirrje qeverisë iraniane që të respektojë të drejtat e demonstruesve për të shprehur lirshëm dhe paqësisht zërin e tyre. Pas konfrontimeve në ditët e fundit, është gjithnjë e më e rëndësishme që të gjitha palët të përmbahen nga dhuna”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.
Franca
Parisi nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për protestat në Iran, ndonëse situata në vend prej gjashtë ditësh është e tensionuar. Megjithatë, marrëdhëniet e Francës me Republikën Islamike nuk mund të konsiderohen të qeta, sidomos pas deklaratës së ministrit të jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, i cili u shpreh kundër daljes së Iranit në detin Mesdhe.
Le Drian u shpreh pak ditë më parë se Franca ishte kundër krijimit të një boshti nga Teherani për në Mesdhe, nëpërmjet kontrollit që Irani ka në territoret e Irakut, Sirisë dhe Libanit.
Britania e Madhe
Sekretari britanik, Boris Johnson ishte në fillim të dhjetorit në një vizitë zyrtare në Teheran, ku i kërkoi homologut Muhammed Xhevad Zarif, lirimin nga burgu të shtetases britanike me origjinë iraniane, Nazanin Zaghari-Ratcliffe. Ajo u arrestua nga autoritetet iraniane për spiunazh, por 38 vjeçarja pretendon se është menaxhuese projektesh.
Pavarësisht kërkesës së Johnson, Zaghari-Ratcliffe u dënua me 5 vite burg.
Lidhur me protestat që kanë përfshirë Iranin, Johnson tha se Londra zyrtare është duke ndjekur nga afër situatën dhe se pret që qeveria në Teheran të mundësojë hapjen e diskutimit në lidhje me kërkesat e protestuesve. /Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38