Flash News

KRYESORE

15-vjeçarja e infektur me COVID-19 punonte në fasoneri me mamanë e saj, detaje për adoleshenten me koronavirus

15-vjeçarja e infektur me COVID-19 punonte në fasoneri me

Sot janë konfirmuar 34 raste të reja me COVID-19 duke e çuar kështu numrin e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri në 712. Mes të prekurve është dhe adoleshentja 15-vjeçare në Mat.

Ajo ka dalë pozitive vetë 10 ditë pasi është kthyer nga Fushë-Kruja, pasi aty punon mamaja e saj sepse prindërit i ka të ndarë.

Sipas Mattv.al, adoleshentja ishte e punësuar në një fasoneri në Fushë Krujë, së bashku me nënën e saj

Nëse konfirmohet se vajza ishte e punësuar në fasoneri, përveç shkeljeve të masave të sigurisë, administratori duhet të përballet me veprën penale të shfrytëzimit të të miturve, e cila sanksionohet nga ligjet shqiptare dhe konventat ndërkombëtare.

Të fundit