Flash News

KRYESORE

16-vjeçarja vdes gjatë operacionit në një spital në Tiranë, mjeku tenton të vetëvritet

16-vjeçarja vdes gjatë operacionit në një spital në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë në një prej spitaleve private, ku një 16-vjeçre ka gjetur vdekjen gjatë operacionit ndërkohë që mjeku anestezist ka tentuar të vrasë veten.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por mjeku ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.05.2017, rreth orës 01:00, në një spital privat, gjatë operacionit ka gjetur vdekjen shtetësja B. P., 16 vjeçe. Mjeku anastezist T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetvrasje (duke injektuar në trup prepart lëndë anastezie). Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nen kujdes mjekesor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekesore e shtetases B. P.

Të fundit