Flash News

KRYESORE

15-vjetori i çmimeve Kult, cilët janë fituesit e këtij viti

15-vjetori i çmimeve Kult, cilët janë fituesit e këtij

Mbrëmë janë ndarë çmimet KULT, të cilat mbushën plot 15 vite.

Mbrëmja Gala e këtij viti, bëri bashkë emra të njohur të artit shqiptar.

Emrat më të spikatur dhe më elitarë, krijues dhe interpretues, shkrimtarë dhe përkthyes, regjisorë dhe aktorë, këngëtarë dhe muzikantë, balerinë dhe instrumentistë, artistë pamor, gazetarë dhe figura të ekranit përshkuan tapetin e kuq të Çmimeve KULT.

Nën drejtimin e dy prezantuesve Enkel Demi dhe Edi Oga, mbrëmja e “Çmimeve Kult” dha për të nominuarit në disa kategori edhe disa çmime.

Këtë vit ishin 78 artistë të nominuar, për 13 çmime të mëdha si dhe dy çmime speciale.

Fituesit janë si më poshtë:

  1. KËNGA E VITIT:

    Anxhela Peristeri me këngën “Pa Mua”

  2. INTERPRETUESI LIRIK I VITIT:

    Armando Likaj me Escamillo në Operën “Carmen”

  3. INSTRUMENTISTI I VITIT:

    Ali Pengili, Oboe me Koncert për oboe Nr.2 ( sol minore) nga Ludëig August Lebrun

  4. BALERINI I VITIT:

    Fatjon Lito me Albert tek “Zhizel”

  5. MONO-DRAMË/ KOMEDIA E VITIT:

    Olta Daku me “Shirli Valentina”

  6. AKTORI I VITIT:

    Koço Qendro me Harpagoni tek “Kopraci”

  7. AKTORJA E VITIT:

    Luiza Xhuvani me Medea tek “Medea”

  8. DOKUMENTARI I VITIT:

    Eno Milkani me “Atentatet e mëdha”

  9. REGJIA E VITIT:

    Ema Andrea me “Natën, Má!”

  10. ARTISTI PAMOR I VITIT:

    Kristo Krisiko me “Prolog epilog”

  11. LIBRI ALBANOLOGJIK I VITIT:

    Pranvera Bogdani me “Balshajt”

  12. LIBRI ARTISTIK I VITIT:

    Diana Çuli me “Vrasje në Kryeministri”

  13. PËRKTHIMI I VITIT:

    Parid Teferiçi me “Dita e mbetur” nga Kazuo Ishiguro

2 Çmimet Speciale

14. Prof. Lucia Nadin

15. Prof. Francesco Altimari

Të fundit