Flash News

KRYESORE

15 vjetori i LSI, Kryemadhi: Misioni ynë, të kthejmë të majtën në ‘shina’

15 vjetori i LSI, Kryemadhi: Misioni ynë, të kthejmë të

Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohet ceremonia e 15 vjetorit të themelimit të LSI.

Kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi, në fjalën hapëse tha se LSI vendosi një standard të ri të moralit politik. Kryemadhi theksoi se misioni i LSI është që ta kthejë forcën e majtë në ‘shina’.

“Sa më shpejt të rikthehet e majta në shina, aq më shpejt do të forcohet edhe e djathta”-deklaroi Kryemadhi.

“Me historinë poltike të pluralizmit, partitë u janë bashkuar maxhorancave. LSI vendosi një standard të ri të moralit politik. Këtë moral ka ndjekur LSI dhe mbi këtë parim është thelluar. Kemi pasur shumë sfida, kauzat vazhdojnë. Ne jemi me të drejtën,moralin dhe virtytin. Nuk ka forcë që na ndan. Jeta më e mirë për çdo qytetar. Për ne mbetet parësore kthimi i besimit te Shqipëria. Sot ne debatojmë për një problem të mprehtë. E kam fjalën për pabarazinë e instaluar. Vendi ka mbetur pa gjykata, nuk është rastësi. Nuk është rastësi ligji për kadastrat. Nuk mund ta quajmë kapitalizëm. Prej Rilindjes ne kemi njerëz që pasurohen me shpejtësi. Kemi dhe ne përgjegjësinë tonë. S’kemi mundur të përfaqësojmë shqiptarët si duhet, por që sot e tutje duhet ta bëjmë”-tha Kryemadhi.

 

Të fundit