Flash News

KRYESORE

“150 fjalë kapacitet ke”, Hajdari i jep një këshillë Ramës: Unë s’e kam problem, ty të dëgjojnë fëmijët

“150 fjalë kapacitet ke”, Hajdari i jep një

Deputetja Rudina Hajdari i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi i ironizoi fjalimin duke i cilësuar si ndërtime pa leje dhe se ka probleme me rrugët e mendimit, apo se fjalori i saj ka një kapacitet me 150 fjalë.

“Kam edhe unë një sugjerim për ju, atë mënyrë degraduese që flisni qoftë edhe atyre të kaluar, kini respekt minimal, se të dëgjojnë fëmijët, të dëgjojnë gratë unë se kam problem fare, është fyese, modeli më i shëmtuar se ju nuk duhet të merreni me mua, por me faktet, realitetin”, i tha Hajdari.

Ndërsa pas saj, iu përgjigj kryeministri duke i thënë se ai shpreh opinionet e tij dhe nuk po drejton akuza.

“Unë kam opinion, mund të jetë i gabuar, por i them se nuk e lidh dot praninë në foltore me fjalët që thotë. Ti më thua ndan pazare, kjo është akuzë me natyrë penale për të bërë politikë”, tha Rama.

Të fundit