Flash News

KRYESORE

150 hektarë tokë, dy kontratat për të cilat Panariti akuzohet se ka nënshkruar me Balilajt

150 hektarë tokë, dy kontratat për të cilat Panariti

Gjatë interpelancës me ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe por dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kanë denoncuar dy kontrata të lidhura nga ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti me familjarë të Klement Balilit.

Braçe ka bërë publike dy kontratat e lidhura mes ministrisë së Bujqësisë dhe kompanive të familjes Balili në vitin 2016, kur ky dikaster drejtohej nga ministri i LSI, Edmond Panariti.

Sipas Braçes kjo është një qokë e pastër kriminale dhe korruptive e LSI, pasi kontratat janë lidhur pasi Klement Balili ishte shpallur në kërkim nga policia për trafik ndërkombëtar droge.

Kontrata e parë nënshkruar më 20. 05. 2016.  Një kontratë e firmosur mes ministrisë së Bujqësisë dhe  Balili & co sh.p.k.  Ministria e Bujqësisë vë në dispozicion të Balili & co 21. 4 ha tokë bujqësore në Buronjë të Delvinës.

Kompania administrohet nga Bashkim Balili, një prej familjarëve të Klement Balilit. Klement Balili nuk është aktor teatri por një person nën kërkim. Kjo kontratë është lidhur kur partnerët tanë në vendin fqinj por dhe agjencitë ligjzbatuese në Tiranë, shpallën në kërkim Klement Balilin. Kjo është tradhëti e madhe, e rëndë që i bëhet policisë së shtetit dhe organeve ligjzbatuese në vend.

Kontrata e dytë e nënshkruar  06.07. 2016,  dy muaj pasi Klement Balili u shpall në kërkim  dhe pronat e gjithë familjes Balili bastisesish në kërkim të tij. Kjo kontratë është lidhur me  shoqërinë “Alb Universal  1995”

Kjo kompani ishte themeluar nga shtetasi Albin Bashkim Balili, djali i Bashkim Balilit, vëllai i Klement Balilit. Kjo kontratë i jep kompanisë Alb Universal,  sipërfaqen 90.4 ha në zonën kadastrale pasuri në njësinë admistrative Piskov, bashkia Përmet”, deklaroi Braçe, i cili ngjalli dhe reagimin e Spahos.

Të fundit