Flash News

KRYESORE

1500 euro për të kaluar kufirin, pesë të arrestuar në Pogradec për trafik klandestinësh

1500 euro për të kaluar kufirin, pesë të arrestuar në

Pesë shtetas janë arrestuar, ndërsa një është shpallur në kërkim, pas operacionit ‘Klandestini’, zhvilluar në Pogradec.

Këta shtetas po transportonin 19 klandestinë drejt vendeve të BE, kundrejt shumës 1000-1500 euro.

Pesë personat të cilët ishin banues në Domje apo në Tiranë, i morën klandestinët nga Bilishti, përmës një mjeti Wolswagen. Në aksin Pogradec- Qafë Thanë ata u urdhëruan të ndalonin, por nuk iu bindën urdhrit të policisë, kështu që edhe u zbuluan.

Të arrestuarit janë: H.H, 30 vjeç, B.Gj, 27 vjeç, A.B, 19 vjeç, E.I, 27 vjeç, M.M, 20 vjec dhe E.K, 29 vjeç.

Të fundit