Flash News

KRYESORE

1500 votat që mund të përmbysin rezultatin në Prishtinë; Lista Serbe partia që fitoi më shumë Komuna

1500 votat që mund të përmbysin rezultatin në

Balotazhi i djeshëm në komunat e Kosovës, solli një rezultat të ngushtë në mes dy kandidatëve për kryetarë të Prishtinës, Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje dhe Arban Abrashi nga LDK.

Ahmeti është në epërsi ndaj Abrashit me një diferencë prej 307 votave, por rezultati nuk është përfundimtar. Në Prishtinë ka mbetur e hapur mundësia për një përmbysje pasi mbi 1 mijë e 500 vota me kusht ende nuk janë numëruar.

 Ndërkohë, Lista Serbe është partia që ka fituar më shumë komuna në zgjedhjet lokale të 22 tetortit dhe në balotazhin e zhvilluar dje, në 10 të tilla.

Sipas rezultateve të KQZ-së, në votimet e 22 tetorit, Lista Serbe ka fituar në Ranilluk, Mitrovicën e Veriut, Leposaviç, Novobërdë, Shtërpcë, Zubim Potok, Zveçan dhe Graçanicë, ndërsa në votimet e djeshme ka fituar në Kllokot dhe Partesh.

E dyta renditet LDK, fituese në 7 komuna, AAK në 6 komuna, PDK në 4 komuna, Vetëvendosje, NISMA dhe AKR në një komunë.

Aktualisht, janë ende pesë komuna ku pritet të përcaktohet fituesi pas numërimit të votave me postë dhe atyre me kusht, në Prishtinë (kryeson VV), Rahovec (kryeson AAK), Prizren (kryeson VV), Istog (kryeson LDK), Dragash (kryeson PDK).

Të fundit