Flash News

KRYESORE

154 nobelistë peticion presidentit në Kinë, kërkojnë kurim jashtë vendit për shkrimtarin Liu Xiaobos

154 nobelistë peticion presidentit në Kinë, kërkojnë

Më shumë se 150 fitues të çmimit Nobel i kanë kërkuar zyrtarisht presidentit kinez, Xi Jinping për të lejuar aktivistin, Liu Xiaobo dhe bashkëshorten e tij të marrin trajtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas një raporti të organizatës për të drejtat e njeriut ”Iniciativa për Kinën”.

Liu, një shkrimtar dhe aktivist kinez i cili ka fituar çmimin Nobel për Paqe në 2010, u lirua me kusht të hënën, pasi u diagnostikua me kancer në mëlçi muajin e kaluar.

Ai ishte duke vuajtur një dënim me 11 vjet burg për rrëzimin e pushtetit.

Bashkëshortja e tij, Liu Xia, e cila ka qenë në arrest shtëpie për shtatë vjet, është gjithashtu e sëmurë, sipas letrës, e nënshkruar nga 154 fitues të Nobelit.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë kineze për arsye humanitare që t’i japin Liu Xiaobos dhe Liu Xia mundësinë për t’u kuruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës“, thuhet në letër, duke shtuar se “koha e tyre po mbaron”.

Letra iu dërgua edhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump, sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson dhe ambasadorit, Terry Branstad.

“Liu dhe gruaja e tij kanë aplikuar për të shkuar jashtë vendit, por ende nuk është miratuar”, tha avokati i tyre, Shang Baojun.

Autoritetet kineze kanë thënë se çifti nuk mund të largohet nga vendi, duke vënë në dukje se ligji ndalon largimin e personave që nuk kanë përfunduar dënimin e tyre.

Sidoqoftë, Shang argumentoi se ligji nuk  hyn në fuqi në rastin e Liu pasi atij i ishte dhënë lirimi mjekësor.

Liu është bashkautor i “Charter ’08” , një dokument i nënshkruar në 2008 nga 300 intelektualë që bënte thirrje për një shtet të lirë, demokratik dhe kushtetues në Kinë.

Ai u vlerësua me çmimin Nobel për luftën e tij të gjatë dhe jo të dhunshme për të drejtat themelore të njeriut në Kinë”, sipas Komitetit norvegjez të Nobelit.

Të fundit