Flash News

KRYESORE

16-vjeçarja shqiptare shpallet atletja më e mirë evropiane në Greqi, mediat: Përgjigje ndaj thirrjeve raciste

16-vjeçarja shqiptare shpallet atletja më e mirë evropiane

Atletja shqiptare Elina Jengo është shpallur atletja më e mirë Europiane për muajin tetor në sondazhin e kryer nga EAA. Ajo mori 3.470 vota, duke lënë pas Jaroslava Mahucik nga Ukrania me 3150 vota dhe Aleksandra Naseva, Bullgari, me 2731 vota.

16-vjeçarja është me origjinë nga Korça, ndërsa ka lindur dhe është rritur në Halkidiki. Më 19 tetor, 16-vjeçarja shqiptare fitoi medaljen e artë në shtizën me një goditje që arriti 63.34 metra duke vendosur një rekord të ri në sportin e hedhjes së shtizës.

Ajo garon për Greqinë ndërsa lajmi ka bërë bujë në media greke të cilat e cilësojnë si përgjigjen më të mirë ndaj çdo thirrjeje raciste e nacionaliste ditët e fundit mes dy vendeve.

Të fundit